Telegrafi

Kida tërheq vëmendje me setin e ri fotografik

Orhidea Latifi – Kida vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja tashmë numëron 1.5 milion ndjekës në Instagram, ndërsa këtë periudhë karantine ka qenë mjaft aktive me postime të ndryshme.

Ajo së fundmi ka realizuar një set fotografik, në të cilin ka marrë vëmendje me ‘look-un’ e ri.

Kida (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Merri krejt” duket tërheqëse në fustanin ngjyrë vjollcë të prerë anash, i cili ia vë në pah këmbët atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë që stili i ri i flokëve e ka bërë të duket akoma edhe më joshëse.

Duket se këto imazhe janë realizuar për ndonjë klip të ri të Kidës, për të cilin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Sidoqoftë, këngëtarja tash e disa vite ka arritur të renditet si një prej personazheve më të pëlqyera në estradën shqiptare.

“Moti” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Orhidea në fund të vitit që lamë pas. /Telegrafi/