Telegrafi

Kida takohet me Loredanën pas ardhjes së saj në Prishtinë, komentohen për dukjen e njëjtë në imazhet e fundit

Foto: Loredana/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka treguar disa herë se ka një miqësi shumë të mirë me reperen Loredana.

Ato e mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, duke shpërndarë këngët e njëra-tjetrës dhe duke u gëzuar sukseseve përkatëse të secilës.

Loredana së fundmi ka udhëtuar nga Zvicra në Kosovë, ku do të kalojë disa ditë në vendlindjen e saj.

Lexo po ashtu Loredana nominohet edhe sivjet për çmimin "Performuesja më e mirë zvicerane" në eventin e madh të ndarjes së çmimeve MTV EMA

Me të ardhur këto, ajo është takuar me miken e saj shumë të mirë, këngëtaren Kida, me të cilën ka realizuar edhe disa fotografi.

Dy vajzat janë takuar në një sallon bukurie, ku edhe kanë realizuar të njëjtin model flokësh, bionde me bishtaleca.

Fansa të shumtë të të dyja bukurosheve i kanë pëlqyer fotografi, teksa edhe i kanë komentuar për ngjashmërinë mes tyre në këtë paraqitje me të njëjtin model flokësh.

Kida në anën tjetër ka një shoqëri shumë të mirë edhe me ish-partnerin e Loredanës, Mozzikun, me të cilin gjatë verës solli bashkëpunimin “PP” që u shndërrua në hit. /Telegrafi/