Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Kida, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.
E lindur më 21 dhjetor të vitit 1997, artistja shqiptare ka mbushur plot 25 vite jetë.
Me rastin e ditës speciale, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) ka ndarë disa imazhe e pamje nga festa e ditëlindjes.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes, familja ime, miqtë dhe fansat. Ju dua. 25”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë reagimet në pjesën për komente duke marrë urime nga më të ndryshmet nga admiruesit e muzikës së saj.
Kida përndryshe prej shumë vitesh është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe përgjatë kësaj kohe ka realizuar hite të shumta.
Ajo nisi karrierën në labelin “ON Records” dhe pas disa viteve vazhdoi si artiste e pavarur.
E njëjta është shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/