Ajo prej disa ditësh ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe tani duket se e ka kompletuar edhe me videoklip.
Bëhet fjalë për këngëtare Orhidea Latifi-Kida, e cila ka njoftuar fansat së fundmi se në mesnatë sjell projektin e ri.
Artistja madje ka ndarë edhe një pjesë të videoklipit për të zbuluar pak më shumë për atë që po sjellë.
“Sonte 23:59. Ike a jeni gati?”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram – aty ku numëron afro dy milionë fansa.
E njëjta ka bashkëpunuar me producentin Çelik Lipa dhe duket se projekti u realizua në studion SBS Entertainment.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe postimi për vetëm një orë mblodhi mbi 65 mijë pëlqime.
Beohet që do e ketë suksesin e dëshiruar edhe nga publiku, marrë parasysh që Kida ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve prej kohësh. /Telegrafi/