Kida është ndër artistet më të dashura për audiencën e gjerë.
Bukuroshja bionde në rrjete sociale është aktive, duke ndarë imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.
Kështu, në një postim të fundit në Instagram, Kida ka sjell disa imazhe atraktive, me të cilat ka mahnitur 1.8 milion ndjekësit.
Në përgjithësi tek artistja dominonte ngjyra e verdhë, kurse brenda xhaketës kishte një bluzë të zezë me prerje interesante.
“Qoni duart lartë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi mori me qindra komente, të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej këngëtarja.
“Drunk” ndërkohë theksojmë se është kënga e fundit e saj, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/