Telegrafi

Kida shfaqet në formë të mahnitshme në pozat me të brendshme

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Kida, është duke e shijuar mjaft shumë këtë kohë pandemie globale.

Në bazë të postimeve të shpërndara në rrjetet sociale, ajo tashmë veçse ka bërë të ditur se po punon në albumin e saj të ri.

Megjithatë, artistja nga Prishtina nuk i kursen as pozat provokuese në llogarinë zyrtare, Instagram, me të cilat herë pas here merr vëmendje.

E tillë shfaqet edhe në këto që ka ndarë së fundmi, gjersa ka vënë në pah linjat atraktive trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E veshur në të brendshme, Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) duket në formë të mahnitshme.

Kida (Foto: Inststagram)

Ndërsa u bë e ditur se ajo tashmë ka nisur edhe karrierë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë kështu e labelit të njohur “Sony Music”.

Sa i përket projekteve muzikore, “Moti” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga Kida që ka kaluar shifrën e shtatë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Kida (Foto: Instagram)