Telegrafi

Kida shfaqet e bukur dhe plot stil (Foto)

Këngëtarja e re shqiptare, Kida, ka publikuar imazhe të reja nga seti i saj fotografik.

Bukuroshja ka vijuar me imazhe atraktive nga Gërmia, ku është shfaqur plot stil.

Ajo ka reklamuar me këtë rast edhe veturën e saj Audi, që me gjasë e ka blerë nga fitimet në koncerte.

Kida po vazhdon me projekte dhe pritet të lansojë së shpejti edhe klipin e ri.

Kohëve të fundit labeli i saj, On Records, është goditur nga largimi.

Ish-bashkëpuntori i saj më i afërt që ka pasur gisht në shumë këngë të saj, Mozzik, dhe vëllai i tij, Getinjo, u larguan nga ky grup muzikor.

Kida është një prej zërave më të dashur të publikut shqiptar. /Telegrafi/