Artistja e njohur, Kida, është ndër më të dashurat në estradën shqiptare.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.
Në të rejat e fundit vërehet se bukuroshja bionde ka udhëtuar në Amerika, nga ku po sjell fotografi të ndryshme.
Kështu ka bërë në një postim të fundit në Instagram, ku si rrallëherë ajo shihet e veshur me bikini ngjyrë të kaltër.
Me këtë rast Kida ka theksuar gjoksin e formësuar, për të cilin komentohet nga ndjekësit e saj.
Po ashtu ajo nuk ka lënë të mos shfaqet me një veshje sportive, ku kësaj radhe vuri në pah barkun e sheshtë.
“Lila” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. /Telegrafi/