Artistja e njohur shqiptare, Kida, është ndër më të dëgjuarat në estradë.
Projektet e saj unike gjithmonë pëlqehen nga publiku, duke marrë kështu miliona klikime në platforma digjitale.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka të gatshme këngën e re.
Kida u pa duke pozuar nga vetura saj e re, teksa zgjodhi një veshje sportive me ngjyrë rozë.
Ajo do të sjell duet së bashku me reperin, Samra, i cili është mjaft i dëgjuar në tregun gjerman.
“Nuk na kanë parë kurrë, por nuk mund të rezistojmë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
“Drunk” ndërkaq është hiti saj i fundit, që është pritur jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/