Artistja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, po pëlqehet mjaft shumë për stilin kohëve të fundit.
Bukuroshja përmes rrjeteve sociale vërehet se po kujdeset për paraqitjet skenike, duke kuruar pothuajse secilin detaj.
Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë setin e ri fotografik, të realizuar në prapaskenat e klipit të këngën “Drunk”.
Por, ajo duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi sërish ka shpërndarë imazhe të tjera tërheqëse.
Kida është parë e veshur me plot stil, derisa mbante qëndrim në makinën luksoze, e në të njëjtën kohë përdorte telefonin.
Për aksesorë ajo ka shkuar me një palë syze të zeza, kurse afër saj gjendej një çantë gjigante.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme (e hënë) këngëtarja do të lansojë projektin e ri muzikor, të titulluar “Drunk”. /Telegrafi/