Site icon Telegrafi

Kida rikthehet me këngën e re “Uru”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Kida, është rikthyer me projekt të ri muzikor.

“Uru” titullohet kënga, të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

Artistja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në video, siç edhe shquhet për stilin e veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këta të fundit po ashtu janë përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja iu besua Capturehood dhe tani e plotë ndodhet në platformën e popullarizuar, YouTube.

Besohet që ky rikthim i Kidës do të pëlqehet edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version