Këngëtarja e njohur Kida ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë klipin e saj më të ri “MAS”.
Kënga është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, gjersa ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit.
Në klipin e ri, ajo do të vijë mjaft atraktive dhe provokuese e veshur në të zeza.
E shquar tashmë për aftësitë e saj në vallëzim, Kida nuk do të ngurojë së sjelli një koreografi shumë interesante edhe në klipin e ri.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi, duke i paralajmëruar fansat për dukjen në klipin e ri.
Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit “Mas”, që do të publikohet të mërkurën, në orën 18:00.
Kujtojmë që muaj më parë, ajo ka lansuar këngën “Bileta”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj, dhe padyshim është një ndër këngët më të spikatura të verës. /Telegrafi/