Telegrafi

Kida publikon një pjesë të shkurtër nga klipi i ri “Ma lujte”

Këngëtarja e mirënjohur, Kida prej ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

24-vjeçarja ka sjellur imazhe të shkëputura nga klipi dhe gjithashtu një pjesë të shkurtër të këngës.

Ndërkohë, tani ajo ka publikuar edhe një pjesë nga klipi, por ka vazhduar ta mbaj të pazbuluar datën e publikimit të projektit.

Foto: Kida/Instagram

“Ma lujte”, tiktak”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e videos që ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Autorja e “Drunk” dukej atraktive e veshur me një fustan ngjyrë gri pa mëngë teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja e cila njihet për hite dhe projekte të suksesshme.

Kujtojmë që kënga e fundi nga Kida është bashkëpunimi me Butrint Imerin “AM/PM| që e sollën gjatë sezonit veror dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në hit. /Telegrafi/