Telegrafi

Kida publikon momentet qesharake me Mozzik nga prapaskenat e këngës “PP”

Kida dhe Mozzik (Foto: Instagram/kida)

Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi, është njëra ndër më të dashurat për publikun e gjerë.

Së fundmi, përmes një bashkëpunimi me reperin Mozzik, dyshja kanë sjell projektin e suksesshëm të titulluar “PP”.

Projekti përmban dy këngë të tipeve të ndryshme, e para ishte e natyrës më të qetë e që përmbante një histori në vete, ndërsa e dyta me tipare verore.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Instagram, Kida ka publikuar disa video, ndërsa shihen momentet qesharake gjatë xhirimeve të klipit.

Lexo po ashtu Kida e pranon publikisht se ka qenë e dashuruar

Me këtë rast ajo ka bërë të ditur se dueti i tyre ka arritur 10 milionë klikime në platformën YouTube, që rezulton të jetë një hit i vërtetë.

Ndonëse jemi mësuar të shohim klipe të realizuara në mënyrë profesionale, por këngëtarja e njohur për fansat e saj ka vendosur të tregojë çfarë ndodh në të vërtetë prapa kamerave. /Telegrafi/