Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi, është njëra ndër më të dashurat për publikun e gjerë.
Së fundmi, përmes një bashkëpunimi me reperin Mozzik, dyshja kanë sjell projektin e suksesshëm të titulluar “PP”.
Projekti përmban dy këngë të tipeve të ndryshme, e para ishte e natyrës më të qetë e që përmbante një histori në vete, ndërsa e dyta me tipare verore.
Në një postim të publikuar në rrjetin social Instagram, Kida ka publikuar disa video, ndërsa shihen momentet qesharake gjatë xhirimeve të klipit.
Me këtë rast ajo ka bërë të ditur se dueti i tyre ka arritur 10 milionë klikime në platformën YouTube, që rezulton të jetë një hit i vërtetë.
Ndonëse jemi mësuar të shohim klipe të realizuara në mënyrë profesionale, por këngëtarja e njohur për fansat e saj ka vendosur të tregojë çfarë ndodh në të vërtetë prapa kamerave. /Telegrafi/