Telegrafi

Kida publikon klipin e këngës “Mas”

Kida (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

Këngëtarja Orhidea Latifi e ka lansuar këngën më të re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Kënga mban titullin “Mas” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e Kidës.

Si gjithmonë, edhe prapa këtij projekti qëndrojnë producentët e njohur ZzapnChriss.

Lexo po ashtu Lajmet për KIDËN

Ndërkaq, tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Fuego me Feron.

Produksioni Filmnation e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

Në klipin e ri, Kida vjen mjaft atraktive dhe në skena interesante e veshur në të zeza.

E shquar tashmë për aftësitë e saj në vallëzim, këngëtarja nuk nguron të sjellë një koreografi shumë interesante. /Telegrafi/