Telegrafi

Kida publikon fotografi nga studioja: Karantina për të cilën kam nevojë

Kida (Foto: Instagram/kida)

Përhapja e virusit COVID-19 e ka pezulluar thuajse çdo aktivitet, ndërsa në mesin e të izoluarve nëpër shtëpitë e tyre janë edhe yjet e njohura të skenës dhe ekranit.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur metoda nga më të ndryshmet për ta kaluar periudhën e karantinës, gjatë të cilës duhet shmangur kontaktet shoqërore.

Natyrisht që yjet i ruajnë kontaktet me fansat e tyre përmes publikimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa Kida e ka publikuar një fotografi të sajën nga studioja.

“Karantina për të cilën kam nevojë”, është përshkrimi që këngëtarja ia ka vënë kësaj fotografie.

Lexo po ashtu Sfida e re: Të famshmit shqiptarë të përfshirë në publikimin e fotografive nga fëmijëria

Ndërkohë, në InstaStory, ajo i ka publikuar disa video nga sfidat më të reja në rrjetet sociale përmes nominimeve nga kolegët dhe miqtë, të cilave iu është përgjigjur. /Telegrafi/