Këngëtarja e njohur, Kida, së fundmi është parë mjaft shumë duke eksperimentuar me dukjen e saj.
Duke filluar që nga flokët e deri të stili i veshjes, ajo duket se ka ndërruar në mënyrë të dukshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka pozuar nga vetura, ndërsa në fokus ka vënë flokët.
Derisa është bërë bionde, kësaj here përmes një ‘filter’, Kida i ka bërë ato me rozë të ndezur.
Padyshim që një ndryshim i tillë e bënte të shkëlqente edhe më shumë, teksa i vinte në pah edhe tiparet e fytyrës.
Theksojmë se artistja e njohur së shpejti do të sjellë projektin e paralajmëruar në rrjete sociale. /Telegrafi/