Telegrafi

Kida publikon albumin “Orchide”, ndërsa lanson me videoklip këngën “Mo jo”

Kida është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte të ndryshme.

Këngëtarja e njohur ka finalizuar albumin e ri që mban titulli “Orchide”, i cili u publikua mbrëmë (21 dhjetor) pas mesnate.

Albumi është publikuar në të gjitha platformat dhe përmban gjithsej 12 këngë, ndërsa njëra nga to u lansua edhe me videoklip.

Foto: Kida/Instagram

Projekti “Mo jo” është i pari nga albumi që publikohet edhe me klip, i cili tashmë gjendjet në kanalin YouTube.

Si çdo herë, Kida ka shkëlqyer me paraqitjen plot stil dhe dukej tejet joshëse në videoklipin  e ri.

Kujtojmë që lansimi i albumit të ri përkon me datën e saj të lindjes, kjo sepse sot Kida gjithashtu feston ditëlindjen e 24-të. /Telegrafi/