Kida është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte të ndryshme.
Këngëtarja e njohur ka finalizuar albumin e ri që mban titulli “Orchide”, i cili u publikua mbrëmë (21 dhjetor) pas mesnate.
Albumi është publikuar në të gjitha platformat dhe përmban gjithsej 12 këngë, ndërsa njëra nga to u lansua edhe me videoklip.
Projekti “Mo jo” është i pari nga albumi që publikohet edhe me klip, i cili tashmë gjendjet në kanalin YouTube.
Si çdo herë, Kida ka shkëlqyer me paraqitjen plot stil dhe dukej tejet joshëse në videoklipin e ri.
Kujtojmë që lansimi i albumit të ri përkon me datën e saj të lindjes, kjo sepse sot Kida gjithashtu feston ditëlindjen e 24-të. /Telegrafi/