Site icon Telegrafi

Kida prezanton veturën e saj luksoze të markës “Mercedes”

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor, një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.

Kida ndërkohë pak javë më parë përfundoi xhirimet e klipit në Dubai, teksa edhe shijoi disa ditë të mira pushimi.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me një nga veturat e saj luksoze.

Foto: Kida/InstaStory

Bëhet fjalë për një veturë të zezë SUV të markës ‘Mercedes’, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Djali im”.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar këngëtares që të bëjë një jetë mjaft të mire dhe luksoze, të cilën nuk heziton që ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version