Telegrafi

Kida prezanton një pjesë të këngës së re

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin artistik Kida, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka informuar fansat se së shpejti do vijë me këngë të re dhe tashmë thuajse është në finalizim.

Artistja ndër tjerash ka publikuar edhe një video të shkurtër nga ky projekt i saj, në të cilën shfaqet duke interpretuar në formë të mahnitshme.

“Kjo nuk është paranoja”, ka shkruar krahas videos Kida, e cila tregon se ka punuar me producentin e njohur Mixey.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave që duket se mezi po presin për projektin e radhës të 24-vjeçares.

Ndryshe, “Moti” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Kida që në kanalin YouTube ka kaluar shifrën e shtatë milionë klikimeve.

Ndërsa, si shumë nga këngëtarët edhe Latifi ka anuluar disa koncerte për shkak të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/