Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida prej disa ditësh ka njoftuar publikun për këngën e re.
Ajo në bazë të postimeve që ka bërë në rrjete sociale ka treguar se është në finalizim të këtij projekti.
E së fundmi, artistja ka shpërndarë një pjesë të kësaj kënge për të cilën nuk ka dhënë detaje se kur do ta publikojë.
Prurja muzikore duket të jetë në stil të Kidës, pasi i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës.
“Aiii bon be bon be vec per mu bon be”, ka shkruar ajo.
I fundit realizim nga Kida mbetet “AM/PM” në bashkëpunim me Butrint Imerin, që e sollën në fillim të muajit korrik.
Deri më tani kjo këngë ka mbledhur plot 28 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/