Këngëtarja Kida është e pëlqyer në masë të madhe nga moshat e reja.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Sot (e enjte), me rastin e festës së 8 marsit, ajo publikoi një fotografi me të ëmën e saj, ku i shprehi urimet për këtë festë.
Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit një fotografi mjaft provokuese.
Kësaj radhe, këngëtarja shfaqet mjaft atraktive, e veshur me një setër të zezë, ndërsa provokon te pjesa e gjoksit, duke u shfaqur pa reçipeta.
“Lufto si një vajzë”, është mbishkrimi që Kida ka lënë në këtë fotografi, të realizuar nga Norik Uka.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat në këtë fotografi nuk kanë munguar. /Telegrafi/