Ajo është ndër artistet që di të bëj për vete audiencën përmes projekteve të ndryshme muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Orhidea Latifi, e cila ndryshe njihet si Kida, emër ky mjaft i lakuar në estradën shqiptare.
Kohëve të fundit bukuroshja bionde ka eksperimentuar mjaft me dukjen, ndërsa edhe postimet e saj janë më ndryshe se sa më parë.
Në një të fundit në rrjetin social Instagram, Kida është shfaqur e zhveshur, teksa pjesën e sipërme e ka mbuluar me gjethe të një peme.
Derisa po i shijon pushimet, në po të njëjtin imazh ajo duket me flokë të lagura ndërsa makijazh nuk ka përdorur fare.
“Edhe Sa” titullohet kënga e saj e fundit, në klipin e së cilës ajo grumbulloi modelet më të njohura në estradë. /Telegrafi/