Telegrafi

Kida me poza provokuese: Nuk pranojmë energji negative këtu

Kida (Foto: Instagram/kida)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, po pëlqehet në masë të madhe kohëve të fundit.

Përpos veçantisë që ajo ka në projektet muzikore, një simpati ka ardhur edhe për shkak të pozave të saj atraktive.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë një imazh tejet provokues.

E veshur me një palë pantallona të gjelbër, në anën e sipërme ajo ka vendosur të kombinojë me një bluzë të bardhë.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, edhe këtë herë Kida nuk ka përdorur shumë makijazh.

“Nuk pranojmë energji negative këtu”, ka shkruar anash fotografisë.

Vlen të përmendet se “Edhe Sa” mban titullin kënga e saj e fundit, që arriti të korr sukses të madh. /Telegrafi/