Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida po rikthehet me një projekt të ri muzikor për të nisur një sezon të angazhuar verore.
Kështu ka njoftuar vet artistja në një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron dy milionë ndjekës.
Orhidea Latifi (emri i plotë) ndau me admiruesit e saj një vidoe nga Dubai teksa shihet mbi një makinë luksoze të bardhë.
Përmes saj, Kida ka paralajmëruar këngën e re duke sjellur një pjesë të shkurtër ndërsa zbuloi se mban titullin “Uru”.
“Du me ta uru”, ka shkruar këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje.
Ndërkohë, Kida gjithashtu thuhet se do të sjell një bashkëpunim të ri me reperen e njohur, Tayna.
Kujtojmë që projekti i fundit i Kidës është “Leje” që e solli në mars të këtij viti. /Telegrafi/