Telegrafi

Kida po bashkëpunon me Lyrical Son, publikohen imazhet e para

Kida dhe Lyrical Son (Foto: Norik Uka/Instagram/kida)

Sezoni i verës si duket do të jetë i nxehtë edhe sa i përket projekteve të reja muzikore që do të sjellin artistët tanë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, Kida është finalizim e sipër të këngës së re që do ta sjell para fansave.

Këngëtarja tashmë ka zbuluar se do të vjen në bashkëpunim me një prej reperëve më të mirë shqiptar, i njohur më mirë si Lyrical Son.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit disa imazhe dhe video gjersa këndon një pjesë të shkurtër të këtij projekti.

“Deja vu”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në rrjetet sociale, i cili duket se do të jetë edhe titulli i videokëngës së re.

Theksojmë se Kidsa në janar të këtij viti është larguar nga labeli “On Records”, e që nga atëherë nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

“Ka je”, titullohet kënga e fundit e Latifit që ka grumbulluar mbi tetë milionë shikime në platformën, YouTube. /Telegrafi/