Telegrafi

Kida paralajmëron projektin e ri muzikor, publikon një pjesë të këngës

(Foto: Instagram/kida)

Kida po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “Dale”, këngë e cila ishte padyshim një hit i madh veror.

Pas këtij suksesi, këngëtarja ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor që mban titullin “Dinero”, teksa ka sjellë një pjesë të shkurtër të këngës përmes llogarisë së saj në Instagram.

Kënga e punuar nga producenti Mixey do të jetë projekti i dytë i albumit më të ri të artistes.

Foto: Kida/Instagram

“Kush është gati për ‘Dinero’, kënga e dytë e albumit”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e postim, teksa vjen joshëse dhe me shumë stil në dukje.

Foto: Kida/Instagram

Kujtojmë që aktualisht këngëtarja ndodhet në pushime, pas një sezoni të ngarkuar me koncerte. /Telegrafi/