Ajo është ndër artistet shqiptare që eksperimenton më së shumti me paraqitjet e saj.
Fjala është për bukuroshen Ohidea Latifi, e cila në përgjithësi njihet vetëm me emrin Kida.
Kohëve të fundit ajo është parë duke eksperimentuar tejet shumë me ngjyrën e flokëve, duke i bërë me ngjyrat më të ndryshe.
Ditë më parë ajo në rrjetin social Instagram solli pamje nga flokët ngjyrë vishnje, kur sot (e hënë) Kida u bë sërish bionde.
Të bëra me përplot volum dhe një makijazh unik, artistja mori vëmendje të madhe me dukjen e re.
Postimi mori me mijëra komente të fansave, të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme u shfaq kësaj radhe.
Vlen të përmendet se Kida i ka bërë dhuratë vetes, duke blerë një veturë të tipit ‘Mercedes’, vlera e së cilës arrin deri në 100 mijë euro.
“Drunk” ndërkohë është hiti saj i fundit, teksa ka paralajmëruar edhe shumë projekte të tjera për vitin 2021. /Telegrafi/