Site icon Telegrafi

Kida nis punën për këngën e re

Kida (Foto: Instagram)

Këtë vit publikoi dy projekte të veçanta, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj. 

Fjala është për Orhidea Latifi – Kida, ku pas një pauze në muzikë është rikthyer me dy bashkëpunime, njërin me Lyrical Son “Deja Vu” dhe “Tela” në duet me Ermal Fejzullahun.

Ndërkohë që shijoi koncertet anembanë trojeve shqiptare, bukuroshja jonë është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo ka bërë të ditur se ka nis punën për këngën e re, gjersa shfaqet në një studio muzikore.

“Duke u gatuar”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Për herë të fundit Kida performoi në “Sunny Hill”, në festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.

Kida nis punën për këngën e re (Foto: Instagram)

Gjithashtu, këngëtarja Latifi këtë vit po vepron si artiste e lirë që pas daljes nga labeli “On Records”, me të cilin punoi prej vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version