Telegrafi

Kida nis punën për këngën e re, publikon fotografi nga një studio muzikore

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit Kida, ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

Artistja, e cila numëron 1.7 milion ndjekës në Instagram, së fundmi njoftoi fansat se ka filluar punën për këngën e re.

Ajo shfaqet në një studio muzikore, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin e radhës.

Kida (Foto: Instagram)

Kida duket se mezi po pritet për një rikthim në skenë, teksa të fundit këngë e solli në muajin shtator.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Edhe Sa” deri më tani ka kaluar shifrën e 12 milionë shikimeve në platformën e popullarizuar, YouTube.

Presim të shohim tani se çfarë ka përgatitur krijuesja e hitit “Merri Krejt” për admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/