Artistja e njohur, Orhidea Latifi – Kida, duket se ka nisur përgatitjet për një album të ri.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes postimeve të fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale.
E njëjta në një postim të hedhur në InstaStory thekson: “Tjetër, koha për albumin tim”.
“Dhe një këngë e veçantë është rrugës. Mezi po pres”, shtoi ndër të tjera ajo.
Bukuroshja këtë kohë ka qenë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte të reja muzikore.
Gjithashtu, ajo ka qenë prezente gjithandej nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme.
Meqë ka një karrierë të gjatë, ajo duket se tani ka përgatitur gjithçka për albumin e saj të parë. /Telegrafi/