Rep-artistja e njohur, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.
Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme të reja nga jeta e saj.
Në disa postime të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke kaluar kohë në Amerikë.
Derisa po mban të azhurnuar ndjekësit me poza atraktive, Kida ka zgjedhur që të përçojë edhe një mesazh tek fansat.
Me një veshje plot stil, këngëtarja së pari ka vendosur që të theksojë tiparet e formësuara trupore.
“Ngrihuni dhe bëhuni dikushi”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Në anën tjetër, “Lila” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. /Telegrafi/