Këngëtarja shqiptare, Kida, i është futur punës për projekte të reja.
Ajo shihet me producentët e labelit ku edhe punon, On Records, teksa punojnë në studio.
Duket se suksesi i madh i këngës “Bileta” nuk i mjafton Kidës dhe kompanisë së saj.
Tashmë besohet se ka nisur puna për një hit të verës që me shumë gjasë mund të jetë një bashkëpunim.
Kida gjithmonë është siguruar që me këngë të bukura të sjellë freski në tregun muzikor.
Bukuroshja shqiptare besohet se është pa të dashur për momentin.
Kida nga fillimi i karrierës ka qenë pjesë e On Records dhe nuk ka ndryshuar labelin ashtu siç kanë bërë edhe Mozzik, Getinjo e Baby G. /Telegrafi/