Site icon Telegrafi

Kida në përgatitje për projektin e ri muzikor

Kida (Foto: Instagram/kida)

Ajo është ndër artistet shqiptare që vazhdon të jetë aktive në prurjet e reja muzikore.

Bëhet fjalë për Orhidea Latifin, e njohur ndryshe si Kida, që dy këngët e fundit të saj rezultuan mjaft të pëlqyera nga fansat.

Si duket, ajo ka vendosur që të surprizojë sërish fansat, teksa në një postim në rrjetin social Instagram u shfaq nga një studio.

(Foto: Instastory)

Kida kishte zgjedhur të ndajë me 1.7 milion ndjekësit një ‘selfie’, ndërsa shihej me dëgjuese.

Ndërkaq, në një ripostim tjetër shihet se edhe kësaj radhe producent do të jetë Mixey, i njohur për hite të shumta.

(Foto: Instastory)

Derisa po punon në projektin e ri, “Edhe Sa” mbetet hiti i fundit, i cili mori 11 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version