Telegrafi

Kida ndan të tjera imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Artistja e njohur, Kida, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor prej kohësh.

Këngëtarja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në rrjete sociale, thuajse është në finalizim të xhirimeve të videoklipit.

Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja nga prapaskenat e klipit, e cila njëherësh ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e ‘look’-un e veçantë.

Kida (Foto: Instagram)

“Be be bebe”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit duke aluduar në këngën që po vjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Në një tjetër postim të shpërndarë në InstaStory, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) vazhdoi: “Po vjen. Më shpejt se sa mendoni”.

Prurja e re e Kidës mezi po pritet edhe nga miqtë e fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta.

E fundit këngë e lansuar nga Kida mbetet “Dinero” që deri më tani ka marrë miliona klikime. /Telegrafi/