Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi, e cila njihet si Kida, është dukë marrë vëmendje të madhe të audiencës.
Ajo në rrjete sociale gjithmonë publikon imazhe, të cilat përkojnë me jetën dhe karrierën e saj profesionale.
Që disa ditë me radhë ajo ka shpërndarë detaje nga projekti i ri, që do të jetë në bashkëpunim me reperin Samra.
Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune zgjodhi që të ndajë sekuenca nga projekti i padëgjuar.
Kida u shfaq nga makina e saj luksoze, derisa argëtohej nën tingujt e këngës së realizuar.
“Drunk” ndërkohë është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/