Ditë më parë, artistët e njohur Kida dhe Mozzik paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të ri.
Të njëjtit duket se po sjellin pjesën tjetër e hitit të tyre të dikurshëm “Premtimet”, të cilin e realizuan gjatë kohës kur ishin në grupin “On Records”.
Sidoqotë, Kida po vazhdon të sjellë në rrjetet sociale pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri.
Ajo ka ndarë fotografi të reja me ndjekësit e saj, në të cilat ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat atraktive.
E veshur në lëkurë dhe në të zeza, Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) ka befasuar fansat me ndryshimin e saj të ri.
Pamja e Kidës po pëlqehet dhe po komentohet mjaft shumë edhe në rrjetet sociale, ku edhe posedon ndjekës të shumtë.
Përndryshe, kënga e dyshes së famshme të showbizit publikohet më 3 korrik. /Telegrafi/