Ajo për më shumë se dy muaj ka qenë duke punuar në projekte të reja muzikore.
Fjala është për këngëtaren Orhidea Latifi – Kida, e cila siç njofton së fundmi ka finalizuar disa këngë.
Në bazë të një postimi të bërë në InstaStory, artistja e njohur thotë se mezi po pret që fansat e publiku t’i dëgjojë këto projekte.
“Mezi po pres që t’i dëgjoni të gjitha këngët që kam punuar”, kanë qenë fjalët e Kidës përkrah një imazhi ku shfaqet në një studio muzikore.
23 vjeçarja ndërkaq nuk ka zbuluar ndonjë gjë të veçantë të këngëve apo datë të saktë lansimi.
Sidoqoftë, rikthimi i krijueses së hitit “Tela” mezi po pritet në bazë të reagimeve të bëra në rrjete sociale.
E fundit “Drunk” deri më tani ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/