Telegrafi

Kida merr vëmendjen me fotografinë e fundit në bikini, shfaq linjat atraktive

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e njohur, Kida, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Turqi.

Ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa imazhe atraktive nga pushimet, duke treguar momentet e këndshme që po kalon.

Si destinacion për pushime, këngëtarja ka zgjedhur bregdetin e Turqisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Kida shfaqet mjaft provokuese në bikini teksa vë në pah linjat e saj.

Ajo ka marrë komplimente të shumta nga fansat për figurën e saj trupore, të cilën nuk heziton ta ekspozojë në paraqitjet e saj.

Përndryshe, këngëtarja po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Deja Vu”, në bashkëpunim me Lyrical Sonin. /Telegrafi/