Site icon Telegrafi

Kida merr vëmendjen me dukjen sportive dhe varësen në formë kryqi në imazhet e fundit

Foto: KIda/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, duket se e ka nisur Vitin e Ri 202 me mjaft sportivitet.

Ajo vazhdon të jetë mjaft dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Kida ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive në një veshje sportive.

Foto: Kida/InstaStory

Ajo dukej tërheqëse në një palë tuta sportive, teksa mbante një varëse në formë kryqi të hapur në pjesën e sipërme, që simbolizon edhe botën femërore.

Foto: Kida/InstaStory

Kida përndryshe është mjaft e përkushtuar ndaj palestrës, çka ka ndikuar që të ketë linja trupore të lakmueshme nga çdo femër.

Foto: Kida/InstaStory

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Drunk”, e cila është pritur mirë nga fansat.

Ajo ka premtuar për fansat të jetë mjaft aktive në muzikë edhe gjatë vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version