Telegrafi

Kida merr vëmendje me imazhet e reja si bionde, derisa pozon pranë një ‘Bentley’

Kida (Foto: Instagram)

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, ka befasuar së fundmi me ndryshimin që ka bërë në pamje.

Bukuroshja, e cila shquhet për guximin e saj, ka mahnitur me stilin e ri të flokëve e kthyer në bionde.

Duke qenë se pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ajo ditën e sotme (e hënë) u ka sjell fansave pamje të reja me flokët e bardha.

Kida (Foto: Instagram)

Kida vjen në formë të mrekullueshme derisa ka pozuar pranë veturës luksoze e njohur si ‘Bentley’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Krijuesja e hitit “Ti” u komplimentua në masë të madhe për dukjen e re, gjersa imazhet morën qindra pëlqime krahas postimit.

Kida është duke shijuar sukseset e projekteve të fundit “PP” dhe “Kërkun”, për të cilat bashkëpunoi me reperin Mozzik.

Këngët u pritën mjaft mirë dhe tani kanë mbledhur miliona klikimesh në Youtube. /Telegrafi/