Megjithëse njihet si njëra nga këngëtaret me stilin e veçantë në skenën shqiptare, Kida jo çdo herë është origjinale.
Fustani i saj i zi në videoklipin e saj të fundit të titulluar “Ski ide” del të jetë i kopjuar nga Gigi Hadid.
Nuk dihet se kush është kujdesur për veshjen e saj në videon e fundit dhe nëse këngëtarja ishte në dijeni se nga është i inspiruar prerja e fustanit të saj.
Ndryshe ky projekt u mirëprit mjaft mirë nga fansat e saj duke bërë që Kida të radhitet në mesin e këngëtareve më të suksesshme gjatë vitit që lamë pas. /Telegrafi/