Kida vazhdon të mbesë njëra nga këngëtaret që vazhdimisht ndryshon stilin e saj duke eksperimentuar sidomos me flokët.
Së fundmi ajo është shfaqur me një ndryshim në flokët e saj, por më shumë bie në sy ngjyra e syve, transmeton Telegrafi.
Në fotografinë e fundit sytë e këngëtares kanë një ngjyrë ndryshe nga fotografitë që ajo publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Kida nuk është e vetmja, ndryshimi i ngjyrës së syve dhe vendosja e lenteve tashmë janë bërë modë në estradë po aq sa ndryshimet tjera që femrat e estradës bëjnë vazhdimisht. /Telegrafi/