Telegrafi

Kida i lumtur me fitoren, ka disa fjalë edhe për Hazrollajn

Malisheva ka marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj Feronikelit ’74 me rikthim.

Drilon Hazrollaj ka qenë hero i malishevasve me dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit për t’i siguruar tre pikë të arta në luftën për Evropë.

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida ka thënë pas ndeshjes se ishte përballje e vështirë, por është i lumtur me fitoren.

“Ishte ndeshje e vështirë, pas dy ndeshjeve të vështira për një kohë të shkurtër. Luajtëm me një kundërshtar që vendosi të mbrohej dhe bënte presion. Kam besuar në këta djem dhe kemi pritë që të dalim me rezultat pozitiv”, tha Kida.

Tutje ai u ndal të flas edhe për super yllin kosovar, Drilon Hazrollaj.

“Mënyra se si Hazrollaj po luan, e bën lojtar që gjithmonë po na sjellë pikë. Por, edhe ai ndihmohet nga lojtarët tjerë”.

“Detajet po na ndihmojnë dhe ai po paraqitet kur ne kemi nevojë”, ka thënë Kida pas ndeshjes për “ArtMotion”. /Telegrafi/