Telegrafi

Kida josh me dukjen në fotosesionin e ri

Kida (Foto: Foto: Instagram/kida)

Këngëtarja e njohur, Kida, është ndër figurat më të popullarizuara për momentin në estradën shqiptare.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ku ofron mundësinë fansave të saj të kuptojnë më të rejat nga jeta.

Së fundmi, artistja shqiptare është parë me eksperimente të ndryshme në dukje, saktësisht me ngjyra të flokëve.

Duke u bërë fillimisht bionde, tashmë ajo ka vendosur që mbi to të shtojë ngjyrën rozë, çka po e bën edhe më tërheqëse.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka mahnitur me paraqitjen, ndërsa pozoi me dekoltenë e hapur.

Këto imazhe kanë marrë komente dhe pëlqime të shumta nga 1.7 milionë ndjekësit e saj, që e përkrahin vazhdimisht.

Vlen të përmendet se Kida është duke e shijuar suksesin e këngën “Edhe Sa”, qe rezultoi të jetë hit veror. /Telegrafi/