Telegrafi

Kida: Jeta ime është arti dhe po e krijoj çdo ditë (Foto)

Këngëtarja Kida vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj!

Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur Kida ndan me fansat ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka hedhur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft sensuale e veshur me tuta sportive.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar një dedikim lidhur me pasionin e saj të madh për artin.

“Jeta ime është arti dhe po e krijoj çdo ditë”, janë fjalët që Kida ka shkruar përbri fotografisë.

Shumë shpejt, këngëtarja pritet që së shpejti të prezantojë për fansat projektin e saj të parë për vitin 2018. /Telegrafi/