Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është tejet e pëlqyer për audiencën e gjerë.
Ajo përmes projekteve dhe imazheve të përditshmërisë ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka mahnitur me pozat e reja, duke përmendur kështu që feston ditëlindjen e 23-të.
“Faleminderit Zot edhe për një vit tjetër. Falënderuese për secilin vit”, ka shkruar ajo në përshkrim
Fotografia e publikuar e shfaqte Kidën në mënyrë unike, e veshur në të zeza dhe me një stil të veçantë flokësh.
Urime të shumta iu drejtuan nga kolegë, familjarë e fansa, të cilët i shpresonin asaj më të mirat në jetë. /Telegrafi/