Telegrafi

Kida feston ditëlindjen, dita për të nisë me befasi (Foto)

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur si Kida, feston sot (e enjte), ditëlindjen e saj të 20-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Dita për të ka nisur shumë e veçantë dhe me befasi nga të afërmit e saj, të cilët e kanë surprizuar me dhurata që në orët e hershme të datës 21.

Kida e nis ditën me befasi nga familjarët e saj! (Foto: Kida/Instagram)

Ndonëse ka një karrierë tre vjeçare në tregun muzikor, dhe është mjaft e suksesshme, Kida është ende shumë e re.

Latifi ka ndarë me fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse, teksa shijon një copë keku të vogël.

“Shpreh një dëshirë vajzë” (sic.), shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Urimet nga kolegët dhe figurat e njohura, kanë qenë të shumtë. /Telegrafi/